Shëngjergji
1.        Vështrim i përgjithshëm
Territori i Shëngjergjit ndodhet në lindje të qytetit të Tiranës, rreth 40 km larg tij. Fshatrat si vendbanime, janë vendosur në shpatin
perëndimor të Malit me Gropa, në shpatin verior të masivit Shtog-Fag dhe në pjesën perëndimore të malit të Derjes.
I gjithë territori ka reliev malor, ku kuota më e ulët është shtrati i lumit të Erzenit kurse kuota më e lartë është në masivin lindor të Malit
me Gropa.
Peizazhi i mrekullueshëm me terrene kodrinore e malore është mbresëlënës. Kullotat alpine, burimet e shumta të ujit, liqenet, janë
dhurata të jashtëzakonshme të natyrës. Në male e kodra, pyjet me dru ahu, pishe e bredhi janë një bukuri e pasuri kombëtare. Në pyje
rriten mjaft çaje aromatike të lartësive, por edhe bimë të ndryshme mjekësore, ku 30 lloje prej tyre eksportohen. Në hapësirat dhe pyjet
e Linosit (Mali me Gropa) ka shumë bimësi dhe lloje kërpudhash të cilat përfaqësojnë një pasuri natyrore.
I gjithë territori ndahet nga 11 përrenj me ujë të kulluar që burojnë nga lindja në perëndim e që kur bashkohen formojnë Erzenin si
lumë, i cili zbret nga kanioni madhështor i Skoranës e lëshohet fushave të Tiranës deri në detin Adriatik.
Natyra e kësaj krahine është burim kulture, shëndeti e kënaqësie në të katër stinët, për pushim e shëtitje, ekskursione e sporte të
ndryshme dhe përbën një kapacitet turistik të konsiderueshëm.
2.        Histori
Mendohet që krahina në shekujt XII-XIV të jetë quajtur “Tomadhe” ose “Tame-Dea”- “Hyjneshë e burimit të ujit”. Në historinë e kësaj
krahine ka luajtur rol të madh pozita e saj gjeografike, ku rrugëkalimet e rëndësishme, si hyrje-dalje, janë shfrytëzuar edhe nga
pushtuesit gjatë shekujve.
Skënderbeu e ka pasur zonë të mbrojtjes dhe të veprimeve të tij luftarake, ai ka lëvizur shpesh atyre anëve, sidomos gjatë vitit 1443, në
mbështetje të Vladan Arianitit, me motrën e të cilit, Donikën, ishte martuar.
Më 1572 kjo zonë ishte qendra e kryengritjes kundër Krujës që mbahej nga otomanët. Pas viteve 1600, është quajtur “Shëngjergj” dhe
ky emër u bë zyrtar pas vitit 1900, si shekull pa perandorinë Osmane, në
Gjatë Luftës II Botërore në nëntor 1943 në Shëngjergj qëndroi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe u formua Brigada II
partizane. Gjithashtu gjatë kësaj  periudhe kanë funksionuar në këtë zonë 4 spitale për të plagosurit e luftës, kurse fusha e Bizës u
përdor si bazë parashutimi nga aleatët për furnizime në  
Territor i kishave të shumta
Ekzistenca e emrave të fshatrave Shëngjergj, Shënmri, Shëngjin, si vendbanime të vjetra, sot fshatra të banuara pranë njëri-tjetrit, si
edhe dhjetëra emra shenjtorësh, si emra vendesh, përrenjsh, e kishash, që kanë mbetur sot si toponime, flasin për një hapësire me
histori të veçantë.





Mendohet se emërtimet, sot toponimet, janë bërë të njohura apo të dëgjuara shumë kohë para vitit 1200, sepse ka kanale historike që
vërtetojnë se në këtë kohë, banorët e zonës po zgjidhnin edhe fenë e Romës (katolike), pasi atë bizantine (ortodokse) e kishin para
ruajtur prej kohësh.
Kishat shkallë- shkallë u varfëruan sepse nuk u mbajtën dot nga priftërinjtë-kujdestarë të tyre, që ishin nën juridiksionin e Dioqezës të
Bendës.
Historia e krishterë e zonës, jeton në legjenda, në analet kishtare si fakte të shkruara dhe në emërtesat e shumta që vihen re kur kalon e
dëgjon për vende e njerëz.
Rreth viteve 1500 filloi procesi i islamizimit të popullsisë së zonës kurse rreth vitit 1700 ai thuajse kishte përfunduar në këtë zonë. Në
këtë kohë vihet re ndërtimi i tyrbeve dhe xhamive, çka flet për shndërrimin fetar e shpirtëror të banorëve pa ndryshuar vendbanimin. Në
disa raste të ndërtimit të xhamive janë përdorur pjesë themeli e gurët që kishin mbetur nga rrënimi i kishave.
Xhami kanë pasur pothuajse  të gjithë fshatrat, më e madhja ishte ajo e Shëngjergjit, kurse më e vjetra e monumentalja ka qenë ajo e
fshatit Urë (ndërtuar rreth viteve 1772-1776). Minare kanë pasur vetëm xhamitë e Shëngjergjit dhe e Shënmërisë, kurse të tjerat ishin
projektuar pa minare, ato kishin vetëm një ballkon-dalje për “thirrjen për falje”.
3.  Atraksione
Kalaja e Shën Gjergjit
Kjo kala ndodhet në fshatin Shën Gjergj, afër Priskës, në hyrje të Malësisë së Tiranës. Ajo është ndërtuar në një pllajë të vogël pranë
fillimeve të lumit Erzen.
Kalaja e Shën Gjergjit ka formë katërkëndëshe, me përmasa 100m x 40m. Në brendësi të mureve ka gjurmë banesash që i takojnë shek.
IV-VI erës sonë.
Rrënojat e kalasë së Shëngjinit
Pranë vijës kufitare midis dy fshatrave Fag dhe Shëngjin, në majën ( 800 m lartësi), ndodhen rrënojat e një kalaje shumë të vjetër.
Sipas ekspeditave arkeologjike të ndërmarra në vitin 1965, ajo daton rreth shekullit V, ndërtuar në kohën e dyndjeve barbare dhe
mendohet që është përdorur dhe riparuar gjatë shekujve nga sundimtarë të ndryshëm edhe nga Skënderbeu.
Në kala shkohet duke u ngjitur nga fshati Shëngjin por rruga është e pahapur nga shkurret dhe shumë e përpjetë dhe zgjat 60-90
minuta.
Vendi i Tyrbes dhe varri i vjetër
“Vendi i Tyrbes” ndodhet në fshatin Vërri. Emri Vërri ka kuptimin e një vendi të ulët, vend qëndrimit për dhentë dhe ka zëvendësuar
emrin shumë të vjetër Padhul që ka pasur rreth viteve 1500.
Aty, në “Vendin e Tyrbes”, në atë lartësi, dikur grumbulloheshin e bisedonin burrat e hershëm. Prej andej, si në një ballkon natyror
shpaloset një pamje e gjerë dhe mjaft piktoreske. Më tej ndodhet një pus shumë i vjetër mbi një formacion të gurtë, e më lart një varr
100 vjeçar me gurë të gdhendur i shkruar në osmanisht.

Fshati Fag
Fshati Fag shtrihet në faqen e malit me të njëjtin emër, në anën lindore të rrjedhës së lumit Erzen, në lartësinë 650-750 m, mbi nivelin e
detit. Mali Fag ka një lartësi maksimale 1443m, nga ku shpaloset një pamje madhështore ku nga e majta e vargmalit të Dajtit duket vija
bregdetare.
Emri i Fshatit është shumë i vjetër, ai rrjedh nga emri latin, “Fagus ose Faxhios” emër i një druri lisi ose bredhi ose Fagus silvatika, dru
ahu, që rritej shumë i lartë aty, dhe që përdorej për ndërtimin e anijeve.
Karsti i Malit me Gropa
Karsti i Malit me Gropa shtrihet në lartësinë e Malit me Gropa, emri i të cilit lidhet me gropat e shumta që janë shumë të dendura dhe me
pamje të çuditshme formuar nga procesi i karstit, ose i tretjes në ujë të shkëmbinjve gëlqerorë, prej të cilëve është ndërtuar ky mal.
Gropat karstike kanë formën e hinkave me diametër nga disa metra deri në disa dhjetëra metra. Ato janë të mbyllura, pa rrjedhje
sipërfaqësore, ndërsa në fundin e tyre ndodhen vrima thithëse, nëpër të cilat depërton në thellësi të masivit gëlqeror uji i reshjeve. Ky
ujë del në formën e burimeve të mëdha përreth këtij mali.
Këtu gjejmë shumë lloje bimësh barishtore dhe drunore si dhe kafshë të llojeve të ndryshme: e bukura e dheut, zvarranikë, thëllëza e
malit, lepuri, dhelpra, ujku, etj.
Ky monument i natyrës mund të vizitohet duke ndjekur rrugën automobilistike Tiranë – Dajt- Bizë përreth 2 orë.
Ujëvara e Shëngjinit
Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Shëngjin nga i cili ka marrë edhe emrin. Ajo dallohet për bukurinë e saj të mahnitshme. Disa tour
operatorë organizojnë udhëtime drejt kësaj ujëvare duke eksploruar edhe zonën përqark saj. Nga fshati Shëngjin ecja për tek ujëvara
vazhdon për rreth 30 minuta.
4.        Traditë
Çdokush që viziton këtë zonë, përveç kënaqësisë që ofrojnë bukuritë natyrore dhe vlerat historike e kulturore, mund të shijojë edhe
kuzhinën e larmishme që kjo zonë e Shqipërisë së Mesme ofron.
Në tryezat e Shëngjergjit njihen për shijen e tyre disa specialitete autentike të zonës siç janë djathi i dhisë me vaj ulliri, gjiza me vaj ulliri
e vezë, çaji i malit me mjaltë, fërgesa e buka me misër të bardhë, pilafi me grurë të thërrmuar e buka e zezë me grurë të vendit, mishi i
pjekur i kecit (që rritet në Fag), etj.
Veshjet popullore janë nga më interesantet dhe të vjetrat në Shqipërinë e Mesme. Krahina e Shëngjergjit është mjaft e përmendur edhe
në punime artizanale e sidomos në punimin e qilimave në vegël. Ruajtja e traditës së thurjes së qilimave është karakteristikë e zonës.